Itali: Nxënësit gjumashë dënohen duke punuar tokën

Drejtori i një gjimnazi në Nuoro, pranë Sardenjës në Itali ka gjetur një mënyrë për të dënuar ata që shkojnë me vonesë në shkollë.

Nxënësit gjumashë do të detyrohen të punojnë tokën. Sipas drejtorit, kjo është një mënyrë e mirë për të shtuar gjelbërimin përreth shkollës, por edhe për t’i bërë nxënësit më të përgjegjshëm.

Një praktikë e tillë ka qënë edhe në Kenia, ku nxënësit e gjimnazeve dënohen duke prerë pemë, duke pastruar me ujë me sapun parkingun apo tualetet e shkollës.

Pin It