Ja pse kontakti me telefonin celular ju rrezikon shëndetin trupor

Telefonat celularë janë nga sendet më të nevojshme, të cilët i përdorim gjatë ditës. Rrjedhimisht edhe kontakti  jonë me to është i vazhdueshëm. Mirëpo një pjesë e mirë e jona me siguri nuk e dinë rrezikun që i kanoset nga prekja e tij. Pas studimeve të shumta, është dalë në përfundimin se në sipërfaqen e celularëve që përdorim gjatë ditës, ndodhen rreth 80% e baktereve më të zakonshme të njeriut.

  1. Pseudomonas aeruginosa. Është bakteri që gjendet me shumicë në telefonat celularë që përdorim. Kjo për faktin se ky lloj bakteri nuk ka shumë nevojë për ushqim që të shtohet në koloni.
  2. Clostridium difficile. Ky bakter është nga më prezentët dhe është përgjegjës për forma të ndryshme diarreje dhe irritim të zorrës së trashë. Ai përgjithësisht prek persona që kanë imunitet të dobët.
  3. Staphylococcus aureus. Ky lloj bakteri që ndodhet normalisht në lëkuren tonë, në raste të veçanta ka të gjitha mundësitë që të gjenerojë fenomene dhe simptoma të patologjive të ndryshme, shpesh herë edhe të rënda. Prezencë e këtij bakteri, është vërejtur në telefonat e një përqindje të madhe të punonjësve të sistemit sanitar.
  4. Staffilococchi coagulasi negativi. Këto baktere janë përgjegjëse për infeksionet sanguine që hasen më së shumti nëpër spitale. Janë vështirësish të prekshëm prej antibiotikëve.
  5. Streptocoku. Njihen dy lloje të këtij bakteri shumë të dëgjuar. Tipi A është përgjegjës për faringitet dhe tonsilitet tek fëmijët, ndërsa tipi B është përgjegjës për një gamë të madhe patologjish në moshë adulte, që nga polmonitet deri tek infeksionet e traktit urinar.
  6. Corynebacterium. Ky bakter është në origjine të difterisë, një sëmundje e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, me mundësi të shumta komplikacionesh edhe të organeve të tjera.
  7. Candida albicans. Ky bakter ndodhet gjithashtu normalisht në trupin e njeriut, por në raste të virulentimit të tij, ai bëhet përgjegjës për infeksione të kavitetit të gojës dhe zonave publike.
  8. Myqet. Këto baktere ndodhen kryesisht në frutat që janë harruar me kohë në frigorifer, por janë hasur edhe në 10% të telefonave të kontrolluar.

Ato shkaktojnë fenomene të tilla si; vështirësi në frymëmarrje, hunde të zëna dhe në raste të rralla edhe në infeksione pulmonare.

Pin It