Android Wear të lejon të bësh telefonata me orën tënde inteligjente

Android-Wear-768x432-620x330

 

Përditësimi më i ri i Android Wear lejon përdoruesit e orës inteligjente të bëjnë telefonata duke përdorur vetëm orën e tyre, me kusht që ajo të ketë mikrofon dhe altoparlant.

Deri më tani, ishte e mundur vetëm të monitoroje telefonatat dhe të përgjigjeshe ose jo nga ora juaj inteligjente. Ndërsa tani mund të bësh telefonata duke i folur orës tënde.

Përditësimi i ri sjell dhe një sërë përmirësimesh të tjera. Tani ju mund të dërgoni mesazhe duke përdorur zërin tuaj në disa platforma të mesazheve, duke përfshirë Google Hangouts, Telegram, Viber, WeChat dhe WhatsApp. për Për ta bërë këtë mjafton të shkruash “Ok Google, dërgo (emrin e shërbimit) një mesazh te (emrin e kontaktit)”.

Android Wear tani gjithashtu njeh disa gjeste si: shty, ngre lart, lëkund për të zgjeruar një kartë, të ngresh lart një aplikacion ose të kthehesh në faqen kryesore.

 

Pin It