Reforma në drejtësi, eurodeputetët të kënaqur me ecurinë

kukan Fleckenstein

Eurodeputetët Kukan dhe Fleckenstein janë të kënaqur me ecurinë e deritanishme të reformës në drejtësi dhe presin nga klasa politike shqiptare që pas opinionit të Venecias puna për këtë reformë të nisë me “vrull”.

“Jemi këtu pas dekriminalizimit për të parë sesi mund të mbështesim reformat në këtë vend. Jemi të kënaqur me ecurinë që është arritur deri më tani dhe jemi në pritje të rekomandimeve të Venecias dhe më pas nis puna me vrull”, tha eurodeputeti Knut Fleckenstein.

Fleckenstein kujtoi se brenda pak kohësh do të paraqesë raportin për Shqipërinë në Parlamentin Europian, ku do të kërkojë që Komisioni të angazhojë një mision monitorues të reformës në drejtësi,

“Brenda pak javësh do të diskutojmë raportin tim për Shqipërinë në Parlamentin Europian dhe do të kërkoj që Komisioni Europian të dërgojë një mision monitorues të zbatimit të reformës në drejtësi”, tha Fleckenstein.

Nga ana e tij, eurodeputeti tjetër, Eduard Kukan shprehu gatishmërinë që t’i vijnë në ndihmë klasës politike shqiptare sa herë që do të ketë nevojë në rrugën e integrimit europian.

Pin It