Avokatët lënë gjyqet “në heshtje”

maxresdefault1

Për shkak të grevës së përgjithshme të avokatëve, sot në mbarë vendin, u pezulluan gjyqet penale e civile, me përjashtim të proceseve për masat e sigurise. Greva mbahet me vendim të Dhomës Kombetare të Avokatëve, e cila kundërshton qeverinë për caktimin e pagesave të sigurimeve shoqërore e shëndetësore të avokatëve. Gjykata më e madhe e vendit asnjëherë më pare të hënave nuk ka qënë kaq pak e populluar, përveç rasteve të ditëve zyrtare të festave.

Në të gjithë vendin avokatët zhvilluan një protestë kundër vendimit të Këshillit të Ministrave që përcakton nivelin e pagës së tyre. Avokatët në Fier bojkotuan seancat gjyqësore civile dhe penale. Shkak është bërë vendimi i qeverisë për rritjen e tarifave të shërbimeve dhe kontributeve të sigurimeve shoqërore per këtë profesion. Rreth 60 seanca gjyqësore të planifikuara për këtë të hënë në Gjykatën e Fierit do të shtyhen sepse nuk mund të zhvillohen pa praninë e avokatëve. Duke respektuar parimet penale Dhoma e Avokatisë ka caktuar një avokat të gatshëm për seancat për masë sigurie, ndërsa do të penalizohet çdo avokat që shkel urdhërin e Dhomës Kombëtare të Avokatisë nëse merr pjesë në seancat

Në Fier ushtrojnë aktivitetin e tyre 370 avokatë.

Pati edhe avokatë që pohuan se ky vendim është në kundërshtim me Kushtetutën, sepse, sipas tyre nuk mund të përcaktojë qeveria pagën e avokatëve.

Pin It