Ja si ka qënë ora me zile në antikitet…

Korrektësia në orare, është një kod njerëzor, i pranishëm prej kohësh në shoqëri.

Në kohet e sotme ky problem është lehtësisht i zgjidhshëm. Kjo falë orëve me zile ose alarmeve të pajisjeve elektronike.  Përderisa alarmi është dhe ka qenë diçka e domosdoshme për shumicën e njerëzve,  kurioziteti na bën të mendojmë se ҫfarë zgjidhje i kane dhënë  të parët tanë zgjimit të hershën .

“Orët qirinj” quheshin mekanizmat që kryenin funksionin e asaj që ne sot i themi, alarm. Nëse kërkohej një alarm, vendosej një gozhdë në gjatësinë e dëshiruar të qiriut.

Gjatë kohës që qiriu shkrin, gozhda bie në një mbajtëse metalike poshtë qiriut. Kjo mënyrë shërbente si alarm para se të shfaqej ora me zile. Kjo metodë është përdorur për një kohë të gjatë.

 

Pin It