Studim: Anglishtja, Frëngjishtja e Spanjishtja, gjuhë që po studiohen më shumë në botë

Në një raport publikuar nga portali “Quartz”, thuhet  se pjesa dërrmuese e botës po përpiqet të mësojë Anglisht, Frëngjisht e Spanjisht. Përveç rajont të Ballkanit dhe Shqipërisë, ku po  mësohet  më shumë se të gjitha gjuhët e tjera, gjermanishtja.

Ky përfundim u arrit bazuar në të dhënat e siguruara nga aplikacioni për mësimin e gjuhëve të huaja “Duolingo”

Aplikacioni Duolingo përpiqet ta kthejë mësimin e gjuhës në një lojë të dobishme dhe është ndër më të përdorurit në botë.  Anglishtja është gjuha që po mësohet më shumë anekënd botës, përfshirë Greqinë, Turqinë dhe pjesën tjetër të shteteve të Evropës.

Gjuha e dytë më e mësuar në botë është frëngjishtja e cila ndiqet nga spanjishtja. Pas tyre renditet gjermanishtja dhe portugalishtja.

Gjermanishtja del si gjuhë e parë vetëm në pak vende, pothuajse në të gjithë Ballkanin dhe në një shtet të vetëm në Afrikë, Namibinë.

Kështu, Gjermanishtja është gjuha më popullore në Bosnjë, ku mësohet nga gjysma e përdoruesve të “Duolingo”-s dhe në shtetet e tjera të Ballkanit si Sllovenia, Kroacia, Serbia, Mali i Zi, Shqipëria, Maqedonia dhe Bullgaria.

Shumë të rinj në Shqipëri edhe më gjerë në rajon, po përpiqen të mësojnë gjermanisht dhe të transferohen me punë në Gjermani, falë programeve që ky shtet ka rinisur vitet e fundit për thithjen e krahut të punës.

Sa i përket Namibisë, ky shtet ka qenë koloni e Gjermanisë dhe gjermanishtja ka qenë gjuhë zyrtare në vend deri në vitin 1990. Edhe tani flitet nga një e treta e popullsisë së vendit.

Pin It