Ja ushqimet që ju duhen për të pasur flokë të gjata

 

 

ladyalbania-Keshilla-te-vyera-per-floke-te-forte-dhe-te-shendetshem-001Ushqimet ndikojnë në çdo kuptim në shëndetin tone, edhe në rritjen e flokëve. Ekzistojnë disa ushqime të cilat përmbajnë vitamina qe stimulojnë rritjen e tyre. “Hardvard” dhe shkolla e mjekësisë “Yale” propozojnë një listë të produkteve, që do t’ju ndihmojnë të keni flokë më të gjatë.

Vezët
Vezët përmbajnë Omega-3 dhe Biotin, që stimulojnë zgjatjen e flokëve. Por nëse kërkoni flokë të gjatë dhe të bukur duhet të konsumoni më shumë të verdhën e vezës.

Salmoni
Ky lloj peshku është i pajisur me vitaminën më të mirë për flokun, vitaminën D dhe proteina, por gjithashtu përmban acidin yndyror Omega – 3, që ndihmon në rritjen e flokut.

Speca të verdha
Specat e verdha përmbajnë rreth 5 herë më shumë vitamin C se portokallet. Vitamina C është një antioksidant që forcon flokun.

Patatet e ëmbla
Përmbajnë vitaminë A, që luan rol kryesor në shëndetin e skalpit të kokës dhe ka ndikim në zgjatjen e flokut.

Farat e lulediellit
Farat e lulediellit kanë vitaminë E, që shton qarkullimin e gjakut tek skalpi dhe kjo shpejton rritjen e flokëve.

Bajamet
Këto fruta të thata kanë në brendësi Biotin, që kontribuon në rritjen dhe dendësinë e flokut.

 

Pin It