Kalendari historik: 10 Tetor

10 Tetori është dita e 283-të e kalendarit gregorian (dita e 284-t në vitin e brishtë) – kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 82 ditë.

Ngjarje

680 – Në Betejën e Qerbelasë, Hysein bin Ali, nipi i Profetit Muhamed, vritet nga forcat e kalifit Jezid i Parë. Husejni kishte refuzuar njohjen e pushtetit të Kalifit. Në betejë, përveç Husseinit, u vranë edhe të gjithë përkrahësit e tij, të cilët konsiderohen martirë të myslimanizmit. Beteja e Qerbelasë përkujtohet çdo vit gjatë një periudhe 10-ditore nga myslimanët Shia, si dhe shumë Suni, duke kulminuar në ditën e dhjetë, e quajtur Dita e Ashuresë. Nga fundi i viteve 1800, Naim Frashëri shkroi poemën Qerbelaja. Poeti rilindas, me një stil të qartë patriotik, i lidh ngjarjet tragjike të Qerbelasë me ngritjen e shqiptarëve kundër sundimit osman. Me nënkuptimin se Feja dhe Shteti janë dy gjëra të ndara; edhe pse shumë shqiptarë kishin përqafuar besimin mysliman – përzgjedhje shpirtërore, e drejtë e çdo njeriu në botë – kjo nuk duhej t’i bënte ata të mos ngriheshin kundër pushtuesit osmanë. Naimi Frashëri e personifikon perandorinë Osmane me kalifin Jezid dhe e mallkon atë për vuajtjet dhe skllavërimin e Shqipërisë. Ja një pjesë e shkëputur nga poema Qerbejala;
“O vëllezër shqiptarë!
Pa qasuni duke qarë,
Dhe mbani zi këtë ditë,
t’u xbresë nga Zoti dritë.
Pa kujtoni Qerbelanë!
Pa qasuni, shqipëtarë,
Zot’ i madh e sjelltë mbarë,
të zëmë vëllazërinë,
mirësin’ e miqësinë,
jemi të gjithë një farë,
e nukë jemi të ndarë,
vëllezrë të tërë jemi,
një shpirt e një zëmrë kemi,
gjithë rrojmë me një shpresë,
dhe kemi gjithë një besë.
Zot i math! për Qerbelanë!
Për Hysejn e për Hasanë!
Për ata të dymbëdhjetë!
që hoqn’aqë keq në jetë!
për gjithë ato mundime!
për gashërimënë time!
Shqipërinë mos e lerë
Të prishetë e të bjerë.”

1845 – Në Annapolis, Maryland, hapet Shkolla Detare me 50 studentë nënoficer marine dhe 7 profesorë. Sot kjo shkollë quhet Akademia Detare e Shteteve të Bashkuara.

1913 – Woodrow Wilson shkakton shpërthimin e Dike Gamboas duke i dhënë fund punimeve në Kanalin e Panamasë. Me prekjen e një butoni në Uashington, presidenti Wilson ndezi 8 tonë dinamit, mijëra kilometra larg – shpërthimi hodhi në erë pengesen e fundit për kalimin anjeve në Kanalim e Panamasë

1928 – Chiang Kai- Shek bëhet President i Republikës së Kinës.

1971 – Ura e Londrës mbi lumin Tamiz (Thames) – çmontuar, shitur, zhvendosur, rindërtuar me të njëjtin material – u rihap në qytetin Lake Havasu të Arizonës.

1889 – U themelua Barnard College.
1909 – Gazeta ” Dielli” njfton se në New york, funksionon një bankë e quajtur “Tocci” sipas emrit të pronarit arbresh.
1910 – U themelua Tau Epsilon Phi Fraternity në Columbia University.
1919 – Opera Die Frau ohne Schatten e Richard Strauss debiton në Vienë.
1938 – Hapet ura “Blue Water Bridge” duke mundësuar lidhjen mes Port Huron, Michigan dhe Sarnia, Ontario

2005 – Angela Merkel është bërë kancelarja e parë femër e Gjermanisë dhe liderja e parë nga ish-“Lindja Komuniste”
Lindje

1470 – Selim I, sultan Sulltan i Perandorisë Osmane nga 1512-1520
1731 – Henry Cavendish, natyralist britanez
1813 – Giuseppe Verdi, kompozitor italian
1830 – Izabela II , mretëreshë spanjolle
1834 – Aleksis Kivi, letrar finlandez
1861 – Fridtjof Nansen, hulumtues norvegjez, zoolog dhe diplomat; fitues[[fitues i çmimit Nobel] 1922.
1885 – Bedri Pejani, nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë
1913 – Claude Simon, shkrimtar francez, nobelist
1930 – Harold Pinter, dramaturg dhe regjisor anglez , fitues i çmimit Nobel për letërsi 2005.
1949 – Naoto Kan, politikan japonez
1965 – Chris Penn, aktor amerikan
1971 – Elvir Boliq, futbollist boshnjak
1975 – Craig Walton, atlet australian
1975 – Besnik Maroca,dëshmor i kombit (UÇK)
1985 – Marina Diamandis, këngëtore britanez

Vdekje

1659 – Abel Tasman, hulumtues holandez
1837 – Charles Fourier, filozof francez
1938 – Mustafa Kemal Atatürk, poliikan turk
1985 – Yul Brynner, aktor amerikan
1985 – Orson Welles, regjisor, aktor dhe autor amerikan
2000 – Sirimavo Bandaranaike, politikane nga Shri Lanka, kryeministrja më e vjetër në botë
2004 – Christopher Reeve, aktor amerikan (lindi më 1952)

Festa dhe përvjetore

1868 – Pavarësia e Kubës
1992 – Dita Botërore e Shëndetit Mendor, e caktuar nga Organizata Botërore e Shëndetsisë me shtrirje në 150 vende të botës.

Pin It