Si të mbrohemi nga ftohjet vjeshtore

Jemi zyrtarisht në vjeshtë dhe ftohjet, temperaturat,  janë normale. Për ta kaluar shëndetshëm këtë stinë bëni mirë të përdorni këshillat e mëposhtme.

Mjaltë dhe çokollatë

Mjalti dhe çokollata forcojnë imunitetin, e po ashtu edhe disponimin. Është dëshmuar se disponimi ndikon pozitivisht në imunitetin e trupit. Në bazë të kësaj detyrimisht përfshini këto dy ushqime në menynë tuaj, t’i konsumoni në mëngjes.

Çamçakëzi

Çamçakëzi mundet t’ju mbrojë nga sëmundjet vjeshtore. Pra, ndihmon në pastrimin e fytit, e kjo do të thotë që trupi juaj ka më shumë gjasa për të hequr shenjat e para të sëmundjeve në orët e para të zhvillimit.

Konsumoni banane

Bananet e përmirësojnë disponimin që është shumë me rëndësi në vjeshtë kështu trupi do ketë forcën që t’i luftojë viruset e ndryshme.Gjithashtu, bananet janë të pasura me vitamina C që është më se i nevojshëm në sezonin e ftohtë e madje dhe për bukurinë dhe shëndetin e lëkurës.

Shtoni kurkumë ushqimit

Kurkuma shpesh përdoret si erëz për gjellët e ndryshme. Përveç që ofron shije interesante, e mbron edhe trupin prej ftohjeve. Të gjitha këto falë përbërësve që vrasin viruset dhe bakteret.

Pin It