Pirgu e Myshketa pjesë e operës së Guiseppe Verdit në Napoli

Në Teatrin më të vjetër të Evropës ‘San Carlo’ në Napoli,  po shfaqet me sukses opera monumentale e Giuseppe Verdit ‘Simon Boccanegra’.

Në këtë opera performojnë  dy artistët shqiptarë me karrierë ndërkombëtare, tenori Saimir Pirgu dhe baritoni Gëzim Myshketa.

Baritoni Myshketa është shprehur tejet i kënaqur me debutimin e këtij roli në këtë tempull të lirikës italiane.

Opera me regji të Sylvano Bussottit që vjen nën dirigjimin e Stefano Ranzanit, ka dy kaste këngëtarësh internacionale. /ATA/

Pin It