10 Tetori, Dita Botërore e Shëndetit Mendor

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka përcaktuar 10 tetorin e çdo viti si Ditën Botërore të Shëndetit Mendor, si një mundësi për të rritur
ndërgjegjësimin për çështjet e shëndetit mendor dhe përpjekjet e mobilizuara në mbështetje të shëndetit mendor në mbarë botën.

Çdo vit kjo ditë i kushtohet aspekteve të ndryshëm të shëndetit mendor të popujve, duke filluar me çështje të tilla si depresioni dhe vetëvrasja e duke vijuar me rëndësinë që ka kualifikimi i personelit në përballimin e kërkesave të popullatës për shërbime të shëndetit mendor.

 

 

Pin It