Studim: Pagjumësia shkakton probleme serioze te shëndeti mendor

Kur jemi të lodhur, duket sikur edhe truri nuk punon më. Një studim i fundit sugjeron se kjo mund të ndodh pasi çrregullimet kronike të gjumit mund të kenë pasoja tek shëndeti mendor.

Gjatë një studimi të ri, të kryer nga Universiteti i Politeknikut në Itali dhe i publikuar tek Revista e Neuorshkencës, hulumtuesit shkencorë kontrolluan trurin e një grupi minjsh të cilët bënin gjumë normal dhe një grupi tjetër që kishin probleme me gjumin.

Duke përdorur një softuer skanues që bllokon fytyrën, shkencëtarët kontrolluan sinapset dhe proceset e qelizave tek pjesa frontale. Duke kontrolluar në mënyrë specifike qelizat e quajtura astrocite, shkencëtarët zbuluan se tek minjtë që kishin probleme me gjumin këto qeliza ishin më aktive.

Rezultatet sugjerojnë se qelizat astrocite fillojnë të zbërthejnë më shumë pjesëza të trurit.

Autori kryesor i studimit, dr. Michele Bellesi, tregon për revistën New Scientist se kanë zbuluar se pjesëzat e sinapseve fillojnë të shkatërrohen nga qelizat astrocite për shkak të mungesës së gjumit. Kjo nuk është domosdoshmërish gjë e keqe, thotë z. Bellesi, pasi mund të jetë thjesht një mënyrë e trurit për të “pastruar” pjesëzat e tij të vjetra.

Gjatë studimit u monitorua edhe efekti i qelizave mikrogjene, që përbëjnë rreth 15% të të gjitha qelizave në tru. Këto qeliza, të cilat gjenden edhe tek palca kurrizore, rrëmojnë për agjentë ose neurone të dëmtuara apo të panevojshme në tru.

Studimi tregon se kufizimi kronik i gjumit (që në këtë rast minjtë qëndruan 5 ditë zgjuar) çon në shtim të shenjave të aktivizimit të mikrogjeneve. Duke qenë se aktivizimi i qelizave mikrogjene, shumë pak të qëndrueshme, mund të çojnë në çrregullime serioze të gjumit, z. Bellesi thotë se rezultatet janë vërtet shumë shqetësuese.

Ky proces mendohet se mund të jetë i lidhur edhe me alzheimerin dhe çrregullime të tjera të shëndetit mendor.

Burimi: Independent dhe  Gazeta Shendeti

Pin It