Recetë për iftar: Patëllxhan në furrë

Përbërësit:

1 kg patëllxhan

250 gr mish i grirë

4 Speca të gjelbër

1 domate

1 qepë

1 lugë gjelle salcë

1 hudhër

kripë

Piper

Përgatitja:

Marrim patëllxhanët dhe i pastrojmë. Më pas i presim në mes. Në tenxhere vendosim mishin, pak vaj, qepë të prerë hollë, hudhrat dhe i kavardisim.

Pasi mishi të jetë skuqur, i shtojmë domatet, specat, piperin, salcën dhe i përziejmë. Patëllxhanët e prerë  i  vendosim në tepsi dhe i mbushim me masën e përgatitur. Më pas vendosim tepsinë në furrë në temperaturën 200 gradë celsius deri sa të skuqen.

Ju bëftë mirë!

Pin It