Parandaloni djersitjen gjatë stinës së verës, përmes këtyre metodave efikase

 

Gjatë verës  djersitja është më e shpeshtë se në stinët e tjera. Ka persona të cilët djersijnë shumë më shumë se njerëzit e tjerë dhe kjo i bën ato të gjenden në situata të sikletshme. Shkaqet për këtë mund të jenë të ndryshme, por ka disa mënyra  që mund të parandalojnë djersitjen.

Toksinat largohen nga uji

Uji jo vetëm që pastron trupin tuaj, por pengon erën e pakëndshme. Së paku dy dushe në ditë do të ndihmojnë njerëzit të cilët djersijnë tepër.

Vishni rroba pambuku

Veshja me rroba pambuku ndihmon lëkurën tuaj për të marrë “frymë”. Shmangni pëlhurat që krijojnë acarim të lëkurës dhe të ngrohjes, e cila rezulton në djersitje të tepruar.

Përdorni limon

Limoni ndihmon në zvogëlimin dhe parandalimin e djersës. Ju mund të aplikoni një gjysmë limoni vendin ku djersini më shumë. Nëse ju përjetoni një acarim të butë, mos u shqetësoni, por në qoftë se keni skuqje të lëkurës, duhet ta shmangni limonin.

Deodorantët dhe shkopinjtë kundër djersës

Deodoranti dhe shkopinjtë kundër djersës janë efektive në parandalimin e shfaqjes së erës së pakëndshme. Por ata nuk japin rezultatet e dëshiruara për të gjithë personat, dhe jo gjithmonë është zgjidhja më e mirë. Ata mbyllin poret dhe parandalojnë akumulimin e djersës në sipërfaqe të lëkurës. Edhe pse këto veprojnë shumë shpejt, kimikatet në to të shkaktojnë efekte anësore të tilla si irritimi dhe njollat e  lëkurës.

Hani shëndetshëm dhe humbni peshë

Të ushqyerit shëndetshëm dhe humbja në peshë do t’ju ndihmojnë për të luftuar djersitjen e tepruar. Nëse pesha juaj është normale, në dietën tuaj përfshini më shumë fibra dhe shmangni erëzat. Kjo do të mbrojë trupin tuaj nga toksinat.

Uthulla

Uthulla ndihmon njerëzit të cilët djersijnë tepër. Mjafton që, mbrëmje para gjumit të lyeni lëkurën me uthull dhe ta lini të thahet. Në mëngjes, është e nevojshme të bëni një dush.

Hiperhidroza

Rreth 3% e popullsisë vuajnë nga një formë e tepruar e djersitjes, e quajtur hiperdroza.

Nëse këto mënyra nuk ju japin rezultat, do t’ju duhet të vizitoni një specialist. Nëse diagnostifikoheni me hiperdrozë, dermatologu do t’ju rekomandojë disa tableta për të reduktuar aktivizimin e nervave dhe gjëndrave të djersës. Ai gjithashtu mund t’ju rekomandojë të merrni trajtim ontofores, duke përdorur ujë dhe korrent të butë elektrik për trajtimin e pëllëmbëve të djersitura dhe shputave.

 

Pin It