Kalendari historik: 12 maj

1812 – Në Highgate, Angli, lindi Edward Lear –  poet dhe illustrues, autor, piktor që vizatoi çdo gjë që pa në rajonin e Mesdheut (Shqipëri, Greqi) dhe të gjitha i përfshiu në librat e tij me përshkrime udhëtimesh. Por me librin e tij Nonsense, Lear fitoi famë si poet limerik, zhanër vargjesh të pakuptimta që shpesh shoqërohen me vizatime ilustruese. Vargu Limerik (nga emri i qyteti në Angli) është formë poetike autentike angleze.

1928 – Itali, Benito Mussolini u heq grave të drejtën për të votuar.

1942 – Holokausti : 1,500 hebrenj janë dërguar në dhomat e gazit në Aushvic.

1963 – Këngëtari Bob Dylan largohet nga programi “Ed Sullivan Show”, në shenjë proteste –  i ri, i panjohur deri atëherë, Dylan e la programin pasi censuruesit nuk pranuan që ai të këndonte këngën që kishte zgjedhur; Paranoid Blues, satirë ndaj një shoqate ultra – konservatore të djathtë e cila prirej të shihte pas çdo ngjarjeje një komplot komunist. Ishte viti 1963, kulmi i luftës së ftohtë. Ed Sullivan Show ishte program tepër i njohur televiziv – refuzimi i krijoi këngëtarit të ri emër si artist me integritet pa kompromis.

1965 – Izraeli dhe Gjermania Perëndimore këmbejnë letra zyrtare për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike. Ky veprim u pa si hap i parë drejt pajtimit midis dy kombeve, pas përvojës së hidhur që kishin pasur gjatë Luftës së dytë botërore.

1982 – Çmimi Pulitzer jepet për John Updike (1932 – 2009), autor i mbi 50 librave – shkrimtar, poet, kritik arti, kritik letrar. Më 1987, duke komentuar mbi romanin Kronikë në Gur të shkrimtarit Ismail Kadare, që sapo ishte botuar në anglisht, Udike do të shkruante: “Kadare dhe Gabriel Garcia Marquez; të dy tregojnë rreth qyteteve që lëshojnë vezullime magjepsëse dhe mbizotërohen nga klanizmi. Qyteti prej guri i Kadares duket më pak jashtë botës reale, më pak i panjohur, më pak i paçuditshëm sesa qyteti Makondo i Marquezit, i tëri me ndërtesa të larta me mure pasqyrash…Por si ishte në gjendje Ismail Kadare, nën një regjim famëkeq ksenofobik si ai i EnverHoxhës, të krijonte një art kaq të hollë e të shprehej aq lirshëm?…Kujtimet nostalgjike të fëmijërisë, sigurisht, përbëjnë strehë mbrojtëse për një shkrimtar i cili krijon nën regjim totalitar. Mënyra të tjera krijuese për një shkrimtar në kushte të tilla janë përkthimet, tregimet për fëmijë dhe romanet fantastiko-historike”.

1226 – U doreshkrua në manastirin e Shën Andreas afër Krujës, në atë kohë qendër e Principatës së Arbërit Kodiku “Vatikeanus Greaus” me numrin 103, që ruhet në Arkivin Qendror të Shtetit, një monument i rëndësishëm i kulturës sonë kombëtare.. Në këtë Kodik është përfshirë një epitaf metrik, kushtuar arkedhiakut të Arbanonit, Kostandin Meles. Po në të gjenden edhe disa epigrame të Dhimitrit të Arbërit, që dëshmojnë për historinë e kësaj principate dhe autoktoninë e shqiptarëve në trojet e tyre.

1913- Kryetari i Qeverisë së Përkohëshme të Vlorës Ismail Qemali, me anë të një telegrami i kërkon Mbretit të Greqisë të ndërpritet sulmi i mëtejshëm i ushtrisë greke brenda tokës shqiptare.

1922- Komisioni i Lidhjes së Kombeve bëri publik Informacionin Përfundimtar mbi Shqipërinë. Në të kundërshtohet ideja se shqiptarët për arsye të ndarjeve fetare nuk janë të aftë të udhëheqin një shtet modern. Ata, sipas informacionit, “bashkohen nga zakonet e përbashkëta, traditat shekullore, si dhe nga gjuha”. Në informacion bëhet e qartë se “megjithëse ndryshimet në besimet fetare nganjëherë kanë ndikime në politikën e brendshme”, manifestimet fanatike, aq të shpeshta në vendet e tjera, në Shqipëri janë shumë të rralla. Përkundrazi pjesëtarët e besimeve të ndryshme fetare shpesh të lidhur me lidhje gjaku, tradite, i festojnë së bashku festat fetare.

1934 – Hyri në fuqi “Konventa tregtare e lidhur ndërmjet Shqipërisë dhe Republikës Çekosllovake”.

1938 – Shoqëria Jashtëshkollore e Durrësit dha për publikun dramën patriotike “Detyra e mëmës” e dramaturgut Foqion Postoli dhe “Gruaja shqiptare”, një dramatizim sipas vargjeve të At Vinçens Prenushit. U vlerësua si sukses i veçantë i shfaqes loja e 10 vajzave durrësake që për atë kohë ishte një dukuri e jashtëzakonshme. Shtypi dhe kritika artistike vlerësuan gjithashtu kostumet dhe skenografinë e përgatitur nga Sokrat Mio.

1940 – Në Pobërgje të Deçanit, u lind ekonomisti dhe gazetari kosovar Sari Hadërgjonaj. Profesionin e ekonomistit dhe të gazetarit e ka ushtruar në Sarajevë si korrespondent i gazetës “Rilindja” e Prishtinës, si redakor i emisioneve shqipe në Radiotelevizionin e Sarajevës dhe korrespondent i këtyre organeve në kryeqytetin e Kosovës. Qindra e mijëra shkrime që mbajnë autorësinë e tij janë botuar në faqet e shtypit shqiptar dhe të huaj, janë transmetuar nëpërmejt mikrofonit dhe ekranit të vogël. Sari Hadërgjonaj është shquar edhe në fushën e përkthimit. Shumë vepra letrare të autorëve shqiptarë i ka përkthyer e botuar në Bosnje-Hercegovinë, Maqedoni, Kroaci dhe Slloveni, duke ndihmuar kështu dialogun artistik dhe shpirtëror midis popujve të Ballkanit.

1955 – Vendi ynë aderoi në Konventën Ndërkombëtare për Parandalimin dhe Dënimin e Krimit të Genocidit, miratuar nga Ansambleja e Përgjithshme e OKB-së në dhjetor 1948.

1997 – Në Pallatin e Kulturës në Tiranë, u përurua ekspozita me vepra arti të fëmijëve me aftësi të kufizuar. Ekspozita ishte një ndër veprimtaritë e organizuara me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Familjes.

1997 – Në San Peterburg të Rusisë u mbajt Konferenca Ndërkombëtare e Albanologes së shquar ruse Agnia Vasiljevskaja Desnickaja. Desnickaja ka qenë studiuese e thellë dhe e apasionuar e gjuhës dhe kulturës shqiptare. Anëtare e Akademisë së Shkencave që në vitin 1964, ajo ka lënë studime me vlera të mëdha për gjuhën indoevropiane dhe veçanërisht për gjuhën tonë. Në vitin 1957 ajo themeloi degën e gjuhës dhe letërsisë shqipe në Universitetin e Petërburgut. Nga 187 studime që kanë dalë nga pena e saj, 73 ia kushtoi gjuhës, letërsisë dhe folklorit shqiptar.

1999 – Kuvendi i Shqipërisë ratifikoi “Marrëveshjen e kredisë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Shoqatës Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA) për mbështetjen e shpenzimeve publike.”

Lindje

  • 1820 – Florence Nightingale, humaniste britaneze
  • 1828 – Dante Gabriel Rossetti, piktor dhe shkrimtar britanez
  • 1842 – Jules Massenet, kompozitor francez
  • 1845 – Gabriel Fauré, kompozitor francez
  • 1884 – Bedřich Smetana, kompozitor dhr dirigjent çek
  • 1907 – Katharine Hepburn, aktore amerikane
  • 1910 – Karlo Bulić, aktor kroat
  • 1911 – Vasilij Osipovič Ključevski, shkrimtar dhe historian rus
  • 1920 – Vexhi Buharaja, studjues orientalist, përkthyes shqiptar
  • 1921 – Joseph Beuys, piktor gjerman
  • 1928 – Burt Bacharach, kompozitor dhe pianist amerikan
  • 1946 – Daniel Libeskind, arkitekt amerikan
  • 1948 – Steve Winwood, muzikant britanike
  • 1962 – Emilio Estevez, aktor emerikan
  • 1966 – Bebel Gilberto, kantautore braziliane
  • 1970 – Nelly Sachs, letrare gjermane
  • 1986 – Vesa Luma, këngëtare kosovare

Vdekje

  • 1871. – Daniel-François-Esprit Auber, skulptor francez (* 1782.)
  • 1884. – Bedzhih Smetana, kompozitor çek (* 1824.)
  • 1949 – Mit’hat Frashëri, shkrimtar dhe politikan shqiptar
  • 1970 – Nelly Sachs, poete gjermane, Nobeliste (1966)

Festa dhe përvjetore

  • Dita Ndërkombëtare e Infermiereve
Pin It