Kalendari historik: 17 qershor

17 Qershori është dita e 168 e vitit, deri në fund të tij janë edhe 197 ditë.

1631 – Mumtaz Mahal vdes gjatë lindjes së fëmijës. Burri i që lundronë në të dhe shqyrtojnë në hollësi drejtimin e lumit.

1885 – Në limanin e Nju Jorkut mbërrin Statuja e Lirisë –  ishte një dhuratë për Shtetet e Bashkuara nga populli i Francës. Statuja një figurë femre përfaqëson Libertas, perëndeshën romake të lirisë, e cili mban një pishtar dhe një tabletë, simbol i ligjit, mbi të cilën është gdhendur data e Shpalljes Amerikane të Pavarësisë, 4 korrik 1776. Një zinxhir i këputur qëndron në këmbët e saj. Statuja është ikonë e lirisë dhe e Shteteve të Bashkuara: shenjë mikpritëse për emigrantët që vijnë nga larg.

1939 – Përdorimi i fundit i gijotinës në publik në Francë: Eugen Weidman, i dënuar për vrasje, ekzekutohet me gijotinë jashtë Versajës.

1940 – Tre vendet balltike; Estoni, Letoni dhe Lituani bien nën pushtimin e Bashkimit Sovjetik.

1955  – Mjekët kryejnë transplantimin e parë të veshkave në botë, në një spital të Çikagos, Illinois, SHBA.

1963 – Gjykata e Lartë Shtetet e Bashkuara kërkon heqjen e detyrimit për recitimin e vargjeve të Biblës dhe Lutjeve Zotit në shkollat publike.

1972 – Skandali Watergate; Herët në mëngje 5 veta u arrestuan për hyrjen në zyrat e Komitetit të Partisë Demokrate që ndodheshin në ndërtesën Watergate (kompleks zyrash dhe apartamentesh në kryeqytetin Uashington. 3 prej tyre ishin emigrate kubanë, një ishte kubano-amerikan, dhe personi i pestë, James McCord, ish-agjent i CIA-s. Atë ditë, personat e arrestuar u akuzuan për vjedhje. Por të nesërmen u zbulua se McCord ishte bashkërendues për çështje të sigurisë në komisionin për ri-zgjdhjen e presidentit Riçard Nikson; më vonë u zbulua se qëllimi i tyre ishte vendosja e pajisjeve të përgjimit në zyrat e Partisë Demokrate, opozitare e Partisë Republikane të presidentit Nikson.

 

Pin It