Kalendari historik: 20 qershor

20 Qershori është dita e 171-të e vitit, deri në fund të tij janë edhe 194 ditë.

Ngjarje

1214 – Universiteti i Oksfordit merr statutin si shkollë e lartë. Okfordi ka edukuar shumë njerëz që do të bëheshin të shquar, duke përfshirë 27 laureatë Nobel, 26 kryeministra britanikë (më së fundi kryeministri David Cameron) dhe shumë krerë shtetesh të tjerë.

1782 – Kongresi amerikan miraton Vulën e Madhe të Shteteve të Bashkuara, e cila mbizotërohet nga shqiponja krah-hapur, me një flamur, në njërën kthetër mban një degë ulliri, dhe në tjetrën 13 shigjeta dhe një pankartë ku lexohet “E PLURUBUS UNUM” (nga shumë një, me kuptimin; bashkimi bën fuqinë), Të dyja anët e vulës së madhe mund të shihen në kartmonedhën 1 dollarëshe.

1840 – Amerikani Samuel Morse merr patentë për shpikjen e telegrafit – ai kishte krijuar një gjuhë të unifikuar për të gjithë botën nëpërmjet kodit a alfabetit që u quajt Morse, ku cdo shkronjë ka kodin e vet me pika dhe vija, psh:
A  = 1 pikë 2 vija
B = 1 vijë 3 pika
E dhe T kanë kodin më të shkurtër;
E = 1 pikë
T = 1 vijë
Numrat 1 dhe 0 kanë kodin më të gjatë
1 – 1 pikë 4 vija
0 = 5 vija

1877 – Alexander Graham Bell instalon shërbimin e parë telefonik me pagesë në botë,  në Hamilton, Ontario, Kanada.

1940 – Lufta e Dytë Botërore: Italia fillon një pushtim të pasuksesshëm të Francës.

1942 – Holokausti: Polaku Kazimierz Piechowski dhe tre të tjerë, të veshur si ushtarë SS, marrin fshehurazi një makinë të rojeve SS dhe arratisen nga kampi i përqëndrimit Auschwitz. Piechowski u kthye në Poloni dhe bie në kontakt me forcat polake anti-naziste, që komunistët i shikonn si rivalë. Pas luftës, ai ndoqi Universitetin e Teknologjisë në Gdansk, por edhe dënohet me 10 vjet burg politik. Pas rënies së komunizmit, për Kazimierz Piechowskin janë realizuar disa filma dokumentarë mbi arratisjen e tij nga Aushvici me makinën e komadantit të kampit. Lindur më 1919, Piechowskin jeton në Gdanks (2014).

1963 – I ashtuquajturi “telefoni i kuq” vendoset për komunikim të nivelit më të lartë midis Bashkimit Sovjetik dhe Shteteve të Bashkuara pas krizës së raketave kubane.

1991 – Bundestagu gjerman voton për të lëvizur kryeqytetin nga Boni përsëri në Berlin. Boni kishte qenë de fakto kryeqytet i Republikës Federale Gjermane. Në njohje të kësaj, ish-kryeqyteti mban një lloj titulli të veçantë, atë të qyteti federal (Bundesstadt). Boni është vendlindja e kompozitorit Ludwig van Beethoven (1770). Bon rrjedh nga lashtësia dhe mban emrin e fisit gjermanik “Eburoni”

2003 – Themelohet Wikimedia: organizata drejtuese e projekteve të ndryshme, krijuar në përputhje me ligjin e Floridas, ShBA regjistruar në këtë shtet më 2003, nga nismëtari i Wikipedias, zoti Jimbo Wales.

2009 – Greqi; Muzeu i Akropolit në Athinë hapet për publikun me rreth 4 mijë objekte antike në 14 mijë metra katrorë sipërfaqe.

Lindje

  • 1793 – Aleksander Fredro, dramaturg polak
  • 1819 – Jacques Offenbach, kompozitor francez
  • 1909 – Errol Flynn, aktor amerikan
  • 1948 – Stelvio Mestrovich, shkrimtar, muzikolog, poet e kritik letrar italian
  • 1967 – Nicole Kidman, aktore australiane.
  • 1949 – Lionel Richie, këngëtar amerikan
  • 1956 – Jera Kruja, neurologe shqiptare
  • 1978 – Frank Lampard, futbollist anglez

Vdekje

  • 1995 – Émil Cioran, shkrimtar dhe filozof francez me prejardhje rumune .

Festa dhe përvjetore

  • Dita ndëkombëtare e refugjatëve
Pin It