Ushqimet dhe jetëgjatësia e tyre

Na ndodh shpesh, që një ushqim të caktuar ta ruajmë për një kohë të gjatë në frigorifer e me pas ta konsumojmë.  Që një ushqim t’i humbasë vlerat e tij, nuk duhet domosdoshmërish t’i ketë kaluar data e skadencës. Të gjitha ushqimet në fakt, kanë një jetëgjatësi të caktuar, brenda së cilës duhen konsumuar. Më poshtë do t’ju njohim me disa prej ushqimeve dhe periudhën brenda së cilës duhen konsumuar.

Prodhimet shtazore

  • Mishi i freskët, mishi i pulës, peshku, karkalecat: në freskues 2-3 ditë, në ngrirje deri 6 muaj
  • Mishi i grirë: në freskues 2 ditë, në ngrirje 4 muaj
  • Vezët: 5 javë

Bulmeti

  • Gjalpi: në freskues 3 muaj
  • Qumështi: I pasterizuar, në freskues 3-5 ditë
  • Kosi: 1-2 javë

Fruta – Perime

  • Kungulli i dimrit: 3 muaj
  • Mollët: në frigorifer 3 javë
  • Patatet: në ambient 3 javë
  • Spinaqi, domatet: në frigorifer 3 ditë
  • Qepë, hudhra: 2 javë
  • Kërpudha: në freskues 1 javë
  • Fruta të thara: 6 muaj

Të tjera

  • Fasulet, makaronat, tërshëra, orizi, mielli i bardhë: 1 vit
  • Mielli me hime: 3 muaj
  • Vaji i ullirit ekstra i virgjër: në errësirë, pa ajër, 18muaj
  • Uthulla: 2 vjet
  • Fruta të thata: me lëvozhgë 6 – 24muaj, pa lëvozhgë 6 – 12muaj
  • Erzat e thata: të bluara 2vjet, të plota 4 vjet
  • Kafja: 1 vit

burimi: blerinadiet.al

Pin It