Zgjim i mirë edhe pa kafe mëngjesi, mund të zëvendësohet

Na është bërë gati e domosdoshme pirja e një kafeje për t’u zgjuar nga gjumi e për të qenë të kthjellët. Faktet tregojne se ka edhe alternativa të tjera për të nxjerrë gjumin në mëngjes, pa pirë kafe.

Përzierja e një gote uji të ngrohtë me një lugë mjaltë dhe limon do ju bëjë më energjik. Kjo pasi një kombinim i tillë përmirëson edhe sistemin tretës si dhe hidraton lëkurën. Ndër të tjera lehtëson dhe frymëmarrjen si dhe forcon sistemin imunitar.

Një tjetër mënyrë është nëpërmjet uthullës së mollës.

Në një gotë me ujë, përzieni dy lugë gjelle me uthull molle dhe një lugë mjaltë.

Këtë lëng pijeni esëll në mëngjes dhe do të ndjeni një lehtësim të madh dhe energji si të kishit pirë kafe.

Pin It