Parashikimi i motit, e martë 20 qershor 2017

Masat ajrore të qëndrueshme me origjinë kontinentale do të kushtëzojnë në vendin tonë, mot kryesisht të kthjellët, por herë pas here do të shfaqen kalime vranësirash, më të dukshme në zonat malore përgjatë kufirit lindor.

Parashikohet që edhe orët e pasdites të vijojnë me kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare në zonat e ulëta dhe bregdetare duke lënë zonat malore me vranësira disi me të dendura.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë ndryshime në orët e mëngjesit, por mesdita do të sjellë një rritje të lehtë të tyre. Era do të fryjë mesatare gjatë orëve të paradites, por deri e fortë pasdite duke arritur shpejtësinë 45 km/h nga drejtimi verior-veriperëndimor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohen dallgë 3 apo 4 ballë.

Pin It