Frutat dhe perimet që duhet të hahen pa qëruar, lëkurat e tyre pasuri për shëndetin

Me këto fruta nuk ju duhet thika, sepse lekurat janë akoma më të shëndetshme se vete fruti. Konsumimi i frutave dhe perimeve me lëvore mund të shtojë sasinë e vitaminave, të na mbrojë nga kanceri dhe të na shtojë nivelin e energjisë. Ja disa nga to që nuk duhet qëruar. Si duhet të hahen?

Kivi: Qimet të cilat ndodhen në lëvoren e kivit janë antioksidues i shkëlqyeshëm dhe nutricistët besojnë se posedon substanca që mbrojnë nga kanceri, infeksionet, alergjitë. “Lëvorja e kivit tri herë më shumë posedon antioksidues se sa fryti”, thotë mjeku Merilin Glenvil, ish­presidenti i forumit për shëndet dhe ushqim në shoqatën mbretërore britanike për mjekësi. Si të hahet: Nëse ju duket lëvorja e kivit tepër e fortë, provoni të gjeni kivin “e artë”, sepse membrana e verdhë është më e ëmbël dhe ka më pak “qime”. Opsioni tjetër është që tërë kivin ta grimconi apo ta grini në mikser.

Pemët e thata: Lëvoret e portokallit apo të mandarinës janë antioksidantë të fuqishëm të cilët quhen super flavonoide. Ato ulin nivelin e LDL kolesterolit të keq, por jo edhe kolesterolin e mirë, i cili e ka shenjën HDL. Antioksidantët e lëvoreve janë 20 herë më të fuqishëm se vetë frutat. E njëjta gjë vlen për të gjitha pemët tharta. Membrana e bardhë përmban dozë të lartë të pektinës, e cila është pejzë që zvogëlon kolesterolin dhe e “popullon” stomakun me baktere “të dobishme”. Si të hahen: Vëreni lëvoren në simite apo hidheni tërë portokallin në aparat për shtrydhjen e pemëve për të bërë lëng.

Ananasi:Mos krijoni panik–lëvorja e fortë e ananasit është shumë e shëndoshë. Përpos vitaminës C, ajo po ashtu ndihmon tretjen dhe mbron stomakun. Në lëvoren e ananasit 2/8 gjenden dy herë më shumë antioksidues se sa në frut. Si të hahet:Shtrydheni dhe grimcojeni membranën dhe shtoni lëng i cili do ta zbusë.

Bananet:Një hulumtim i kryer në Tajvan tregon se lëvorja e bananes shëron depresionin pasi përmban shumë serotoninë, hormonin i cili është i caktuar për ilje të depresionit. Lëvorja është e mirë edhe për sytë pasi përmban antioksiduesin, luteinë. Si të hahen:Mjekët këshillojnë që lëvorja të zihet dhjetë minuta dhe uji i zier të ftohet dhe të pihet.

Lulelakra:”Fletët e lulelakrës janë më pak të shijshme, por në to gjenden shumë kalium dhe vitamina C”, thotë Glenvil. Aty ka edhe shumë proteina dhe për një kohë më të gjatë do të jeni të ngopur. Si të hahet:Preni fletët në pjesë të holla dhe shtojani lulelakrës së fërguar apo të zier.

Hudhra:Lëvorja e hudhrës në vete përmban pesë komponentë të ndryshëm, theksojnë ekspertët japonezë. Njëri nga funksionet më të rëndësishëm është ngadalësimi i plakjes dhe mbrojtja e zemrës. Si të hahet:Njomeni një thelb hudhre në vaj ulliri, pastaj piqeni bashkë me ushqimin në zgarë apo shtojani gjellës.

Kungulli:Janë të pasur me zink, prandaj janë të shkëlqyeshëm për thonj dhe lëkurë të shëndoshë. Po ashtu përmbajnë antioksiduesin beta karotinë që mbron nga sëmundjet e zemrës dhe kanceri. E po ashtu as farat nuk duhet t’i hidhni ngase janë të pasura me omega 6 dhe me acidet yndyrore që ju mbajnë trurin e shëndoshë. Lëvoret duhet të pastrohen mirë me ujë të ngrohtë, t’i fusni në furrë për 20 minuta dhe t’i konsumoni. Si të hahet:Lajeni kungullin me ujë të ngrohtë dhe piqeni në furrë shporeti, të lagur me vaj ulliri rreth 20 minuta. Shtojeni në supë apo sallatë.

Patatja:Shumica e njerëzve e ka kuptuar se lëvorja e patates është e shëndoshë, por shumica prej tyre nuk e dinë arsyen. Është i pasur me hekur, magnez, zink dhe vitamina C. Si të hahet:Piqeni të plotë të lagur me vaj ulliri apo ziejeni dhe bëjeni pire pa ia hequr lëvoren.

Pin It