Kalendari historik, 24 shkurt

24 Shkurti është dita e 55-të e vitit, deri në fund të tij janë edhe 310 ditë.

108367

 

1387 – Mbreti Charles III i Napolit dhe i Hungarisë vritet në Buda. “Buda” dhe “Pest” bëjnë “Budapest” – qytet i bashkuar prej vitit 1873. Për here të parë emri i kombinuar ” Buda-Pest ” dëshmohet në vitin 1831 në librin “Vilag” (“Bota” / “Drita”), nga Istvan Szechenyi. Origjina e fjalëve “Buda” dhe “Pest” nuk është e qartë; “Buda” vjen nga emri i themeluesit të saj, Bleda, vëllai i Atilas. Një shpjegim tjetër; “Buda” nga sllavishtja “voda” (ujë), përkthim nga latinishtja “Aquincum”, vendbanim kryesor romak në rajon. Edhe mbi origjinën e emrit “Pest” ka disa teori; Ptolemeu përmend “Pession” “shpellë” por edhe vend për të “pjekur” “furrë” (gëlqereje) nga gjermanishtja e vjetër.

stema-e-jonimajve-ilmi-veliu

1409 – Vdiq Dimitër Jonima, nga familja Jonima që zotëronte territore të gjera midis lumenjve Drin dhe Mat. Së bashku me fisnikët e tjerë shqiptarë ai përmendet si pjesëmarrës në Betejën e Fushë Kosovës më 1389. Pas 4 vjetësh, Jonima pësoi një tjetër humbje kur forcat osmane morrën Shkodrën. Në vitin 1402, bashkë me fisnikë të tjerë shqiptarë vasalë osmanë, si Gjon Kastrioti (i ati Skënderbeut), Koja Zaharia e Tanush Dukagjini, Dimitër Jonima luftoi përkrah forcave të sulltan Bajazitit në betejën e Ankarasë ose Angoras kundër forcave Turko-Mongole të Timurit. Sulltan Bajaziti humbi. Timuri vdes pas dy vjetësh, dhe perandoria osmane e rimerr veten. Princ Jonima behet vasal i Venedikut. Pas vdekjes, zotërimet e Jonimas u bënë pjesë e Principatës së Kastriotit. Anëtarë të tjerë të familjes Jonima janë përmendur më vonë në rajonin e Shkodrës, por ata kurrë nuk arritën famën e Dimitrit. Edhe shumë kohë pas vdekjes së tij, në vitin 1431, pas disfatës së Gjon Kastriotit nga forcat osmane, tokat e marra prej Gjon Kastriotit dhe që dikur i përkisnin familjes Jonima, u regjistruan nga osmanët si “vilajeti i Dhimitër Jonimas”.

2.Prejardhja-e-kalendareve-concentrate

1582 – Papa Gregori XIII njoftoi shpalljen e një kalendari të ri, i cili përdoret sot. Kalendari u quajt Gregorian, dhe zevendësoi Kalendarin Julian i shpallur nga Jul Cezari në vitin 45 pes.

grimm_wilhelm

1786 – Lindi Wilhelm Grimm, autor gjerman, më i riu i vëllezërve Grimm, të njohur për përmbledhjen e përrallave të tyre. Thonë se gjatë gjithë jetës, dy vëllezërit Wilhelm dhe Jakob Grimm ishin thuajse të pandashëm; shtëpi të përbashkët, dhomë të përbashkët, tryezë pune të përbashkët, bibliotekë të përbashkët; edhe librat me autorësi të përbashkët.

Pin It