Parashikimi i motit për ditën e sotme

Sipas MeteoAlb: Deri në mesditë do të mbetemi nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta, më të dukshme paraqiten në Veri-Veriperëndim të vendit. Pasditja  sjell shtim të vranësirave dhe në pjesën tjetër të territorit por pa rrezikuar reshje.

Temperaturat e ajrit rriten duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 1°C minimumi deri në 17 °C maksimumi.

Era do fryjë mestare në tokë deri e fortë në det  me shpejtësi deri në 40 km/h nga drejtimi Verior-Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim mbi 3 ballë.

Rajoni dhe Europa

Zhvillimi i një qëndre ciklonare në qëndër të Europës do të vijoje të diktojë vranësira të dendura dhe reshje dëbore në Europën Veriore dhe Lindore, ndërsa Qëndra e kontinentit mbetet me reshje shiu. Por ndryshe paraqitet situata për Mesdheun ku kthjellimet do jenë mbizotëruese.

Pin It