Kalendari historik, 28 tetor

28 Tetori është dita e 301-të e kalendarit gregorian (dita e 302-të në vitin e brishtë) – kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 65 ditë.

HARVARD UNIVERSITY IN CAMBRIDGE, MASSACHUSETTS

1636 – Një votim i Këshillit të Madh të kolonisë së Gjirit Masaçusetts themelon kolegjin e parë amerikan duke ndarë një fond prej 400 stërlinash për atë që njihet sot si Universiteti i Harvardit.

NT; (c) Lodge Park and Sherborne Estate; Supplied by The Public Catalogue Foundation

1704 – Vdiq John Locke, i njohur gjerësisht si ati i liberalizmit klasik; mjek dhe filozof anglez me ndikim në idetë dhe mendimin. Teoria e tij përmendet shpesh si origjina e koncepteve moderne të njohjes së vetes ose vetëdijes. Lidhur me anën materiale, Xhon Loku argumenton se prona është një e drejtë e natyrshme dhe rrjedh nga puna. Sipas tj, prona i paraprinë qeverisë prandaj qeveria nuk ka të drejtë t’a tjetërsojë atë në mënyrë arbitrare. Karl Marksi, pas më shume se 150 vjetësh, e kritikoi teorinë Lokut, duke thënë se është mënyra e prodhimit që përcaton kushtet e jetës materiale, shoqërore, politike dhe intelektuale; dhe se nuk është vetëdija e njerëzve që përcakton ekzistencën e tyre, por anasjelltas.

benito-mussolini-1

1922 – Marshimi në Romë : fashistët italianë të udhëhequr nga Benito Musolini hyjnë në Romë dhe marrin kontrollin e qeverisë. Mbreti Viktor Emanueli III emëron Musolinin si kryeministër.

 

muller_postcard

1948 – Kimisti zviceran Paul Muller nderohet me Çmimin Nobel për mjekësi për zbulimin insekticidit të njohur si DDT. Por në vitin 1962, biologia amerikane Rachel Carso botoi libri “Silent Spring”, ku ajo klasifikon ndikimet mjedisore të spërkatjes pa dallim me DDT në SHBA dhe vë në pikëpyetje logjikën e çlirimit në sasi të mëdha të kimikateve në mjedis pa kuptuar plotësisht efektet e tyre në shëndetin e njeriut apo mjedis Libri sugjeroi që pesticidet DDT dhe të tjera mund të shkaktojnë kancer dhe se përdorimi i tyre bujqësor ishte një kërcënim për kafshë të egra, veçanërisht zogjtë. Publikimi i këtij libri ishte një nga ngjarjet që shënoi lindjen e lëvizjes mjedisore, dhe rezultoi në revoltë të madhe publike që përfundimisht çoi në ndalimin e DDT-së për përdorim bujqësor në SHBA në vitin 1972. Ky kimikat u ndalua më pas për përdorim bujqësor në mbarë botën në bazë të Konventës së Stokholmit, por përdorimi i kufizuar vazhdon dhe çeshtja mbetet e diskutueshme.

300px-nikita_khruchchev_colour

 

1962 – Fundi i krizës së raketave kubane : Nikita Hrushovi urdhëron heqjen e raketave sovjetike nga Kuba.

woodrowwilson_1050x700

Më 28 tetor 1919 presidenti Woodrow Wilson, i vuri veton projektligjit Volkstead, që kërkonte ndalimin me ligj në Shtetet e Bashkuara të pijeve alkoolike. Presidenti Wilson i vuri veton këtij projektligji sepse mendonte që amerikanët nuk favorizonin Amendamentin e 18-të, i cili ndalonte pijet alkoolike. Por Dhoma e Përfaqësuesve e rrëzoi veton presidenciale brenda dy orësh. Të njëjtën gjë bëri të nesërmen edhe Senati. Ligji Volkstead jepte përkufizime dhe caktonte gjoba për shkeljen e Amendamentit të 18-të të Kushtetutës, që ndalonte prodhimin, shitjen apo transportimin e pijeve alkoolike në Shtetet e Bashkuara. Ligji Volkstead përcaktonte si pije alkoolike ato që përmbanin më shumë se 5 për mijë alkool për njësi volumi. Ata që kundërshtonin ndalimin e pijeve alkoolike vinin në dukje efektin demoralizues të ligjit, të cilin e shkelnin rregullisht qytetarë të nderuar. Ata thoshnin se tregtia shumë fitimprurëse e pijeve të paligjshme ushqente rritjen e krimit të organizuar dhe korrupsionin e zyrtarëve publikë. Më 5 dhjetor 1933 u ratifikua amendamenti i 21-të i kushtetutës, i cili zhvlerësonte Amendamentin e 18-të dhe i bënte përsëri të ligjshme pijet alkoolike në Shtetet e Bashkuara.

icottog001p1

Më 28 tetor 1793 shpikësi amerikan, Eli Whitney, bëri kërkesë për patentë për Makinën e tij për Pastrimin e Pambukut. Kjo makinë e pastronte pambukun nga farat. Ajo mund të pastronte në ditë 50 herë më shumë pambuk, sesa mund të pastronte një njeri me duar. Shumica e bujqëve të Jugut, mund të kultivonin vetëm një lloj pambuku, fijet e të cilit ngjiteshin pas farave. Rrjedhimisht pastrimi i pambukut me dorë ishte shumë i kushtueshëm edhe duke përdorur punën e skllevërve. Për shkak të kostos së lartë të pastrimit të pambukut, fermerët e jugut, kishin filluar të interesoheshin për kultura të tjera. Megjithatë makina për pastrimin e pambukut revolucionarizoi ekonominë e jugut. Nga fillimi i shekullit të 19-të pambuku ishte burimi kryesor i të ardhurave të shteteve të jugut amerikan dhe shitjet jashtë vendit të fijeve të pambukut po shtoheshin. Rajoni jugor, nga brigjet e Karolinës së Jugut e deri në Lumin Misisisipi, quhej Mbretëria e Pambukut.

Pin It