Tema e rradhës në Visare Shqiptare ishte mbi sportin që dita-ditës po njeh më shumë interes, alpinizmi si dhe turizmi malor.
Për këtë kishim të ftuar Presidentin e Federatës Shqiptare të Alpinizmit Jani Ziso si dhe përgjegjësin e klubit High Albania Fisnik Muca.
z.Jani e nisi bisedën për lëvizjet e para alpinistike të cilat kanë qënë sporadike. Ndër alpinistët e parë ka qënë Luigj Shala i cili ka çuar të rinj shqiptarë në mallet përreth Tiranës. Ndërsa themeluesi dhe babai i alpinizimit modern shqiptar njihet Mynilla Kapua.
Fisniku e nisi bisedën me faktin e përfshirjes së cddo kategorie njerëzish në këtë sport, duke i përfshirë të gjitha profesionet një klub i hapur për të gjithë, gjë e cila ka sjellë dhe masivizmin e numrit.
Z.Ziso tha se federata e alpinizmit është e shtrirë në të gjithë territorin, grup-alpinët gjenden në Gjirokastër, Përmet, Berat si dhe në Kukës, Peshkopi, Bajram Curri. Gjithsej janë gjithsej 15 klube, të cilat mbulojnë alpinizmin në territoret malore shqiptare.
Gjatë këtij shpjegimi presidenti i federates tha se alpinizmi ndahet në disa disiplina të cilat janë: ngjitjet malore që zhvillohen në alpet shqiptare e cila quhet malore deri në fillim të marsit, Një tjetër është kacavjerrja në shkëmbinjë e cila zhvillohet në verë ndërsa disiplina e tretë është kacavjerrja në mure artificiale (climbing).
I pyetur për terrenet më të vëshira presidenti tha se ndër më të vështirat për tu përshkruar janë alpet shqiptare, por për alpinistët me vullnet kjo gjë arrihet dhe synimi i çdo alpinisti është të ngjisi Jezercën në dimër, ku tha se vet ai e ka ngjitur disa herë .
Më tej Fisniku na tha se turizmi malor është shumë konkurrent me turizmin detar, pasi ky i fundit është sezonal ndërsa turizmi malor ushtrohet në të gjitha stinët, edhe në dimër, kohë që ky sport bëhet më shumë tërheqës.
Në vijim të bisedës z.Ziso tha se alpinizmi është një sport që nuk njeh moshë, unë jam 70 vjeç tha ai dhe nuk kam ndryshim nga alpinistët e tjerë. Pothuajse të gjitha majat më të vështira i kam ngjitur në kushte dimërore, tha më tej. Ndërsa për vështirësit e këtij sporti u shpreh se ato janë të pashmangshme, por ky sport u takon atyre që e duan adrenalinën si dhe kanë guxim e vullnet.
‘’Jezercën do ta krahasoja me një kal që thotë hip se do të të rrëzoj, por kalorësi i mirë i thotë: Unë do hipi, po ishe i zoti më rrëzo, dhe pikërisht këtu ndeshet mali me alpinistin’’, thotë z.Jani.
Ndër të tjera Fisniku na shpjegoi sesi organizohet një ditë alpinizmi duke treguar teknikat, vështirësitë, pajisjet që duhet të marrin me vete, detyrat e gjithsecilit etj.
Po ashtu dy të ftuarit tanë sollën në studio eksperiencat e tyre gjatë ushtrimit të alpinizmit, të cilat ishin të mbushura plot me emocion, guxim, rrezikshmëri, adrenalinë që ky sport di ta japi mëse miri.
Në fund të ftuarit iu drejtuan dëgjuesve të marrin pjesë në alpinizëm me kënaqësi, pa frikën se çdo ju ndodh, por të gjejnë vullnetin për ta provuar këtë sport që sjell mjaft dobi.
Për më shumë mund ta dëgjoni bisedën në:
https://soundcloud.com/spektrum-group/visare-shqiptare-alpinizmi-dhe-turizmi-malor