1818 – Illinois bëhet shteti i 21-të i Shteteve të Bashkuara. Illinois, shteti i 5 më i populluar, citohet shpesh si një mikrokozmos i të gjithë vendit për nga zhvillimi dhe përbërja etnike. Edhe pse sot rrethi i Çikagos (në pjesën veriore të shtetit) është zona më e populluar, fillimisht banorët e parë, kryesisht evropianë dhe francezë-kanadezë, u vendosën në perëndim, përgjatë lumit Misisipi. Tre presidentë amerikanë kanë banuar në Illinois gjatë kohës së zgjedhjes: Abraham Lincoln, Ulysses S. Grant, dhe Barak Obama. Përveç kësaj, Ronald Reagan, karriera politike e të cilit u zhvillua në Kaliforni, është i vetmi president amerikan i lindur dhe rritur në shtetin Illinois. Sot, Illinois nderon Linkolnin me moton zyrtare, “Tokë e Linkolnit” (Land of Lincoln), e shfaqur në targat e makinave në këtë shtet që nga viti 1954. Muzeu dhe Biblioteka presidenciale Abraham Linkoln janë vendosur në Springfield, kryeqyteti i Illinois.Toponimi Illinois rrjedh nga fisi autokton Algonquian ose Inoca, emër që kolonët francezë e shqiptonin Ilinouek.
1910 – Ndriçimi me llampa neoni demostrohet për herë të parë nga francezi Georges Claude në një ekspozitë induistriale në Paris. Georges Claude – inxhinier dhe shpikës – ndonjëherë është quajtur “Edison e Francës”. Neoni është element kimik në formë gazi inert, komponent i vogël i atmosferës së Tokës. Ndriçimi me Neon u bë fenomen i rëndësishëm kulturor në mbarë botën që nga vitet 1940, kur pothuajse çdo qytet kryesor filloi të mbushej me shenja e reklama të ndriçuara me drita neoni.
1917 – Pas gati 20 viteve planifikim dhe konstruktim hapet Quebec Bridge për trafik.
1973 – Programi Pioneer: Pioneer 10 emeton fotografitë e para nga afët të Jupiterit.
1992 – Dërgohet SMS-ja e parë në botë.
2011 – Sabri Godo, politikan, shkrimtar dhe skenarist shqiptar. (l. 1929)
Dita e OKB-së për personat me aftësi të kufizuara.
Në vitin 1992 asambleja e Kombeve të Bashkuara, shpalli 3 dhjetorin Ditë Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, me qëllim promovimin e të kuptuarit të çështjeve mbi aftësinë e kufizuar dhe të mobilizimit në përkrahjen për dinjitet, të drejta dhe mirëqene të personave me aftësi te kufizuar.
Konventa e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, parashikon se për t’u mundësuar personave me aftësi të kufizuara që të jetojnë në mënyrë të pavarur dhe që të marrin pjesë plotësisht në të gjitha aspektet e jetës. Shtetet marrin masa të duhura për t’u siguruar personave me aftësi të kufizuar, në mënyrë të barabartë me të tjerët, qasje në mjediset fizike, në transport, në informacione dhe komunikime. Duke i përfshirë teknologjitë dhe sistemet e informacioneve dhe të komunikimeve, dhe në objekte dhe shërbime të tjera që janë të hapura ose që i ofrohen publikut.