Kopenhagen, qyteti që ka më shumë biçikleta sesa makina

copenhague

Kryeqyteti danez, Kopenhagen ka 13.000 më shumë biçikleta sesa makina.

“The Guardian” raporton se në Kopenhagën janë regjistruar 35.080 dy rrotakë në qarkullim, ndërsa numri i makinave ka qëndruar 252 mijë.

Sipas gazetës, sforcimet për të krijuar një qytet biçikletash është shpërblyer, ndërkohë që “trafiku i tyre është shtuar me 68% në 20 vjet”,Kopenhagen nuk është qyteti i parë që ka arritur një objektiv të tillë. Rekordi absolut i takon Amsterdamit në Holandë, që arriti ta “presë” që në vitin 1995.

Ndërsa Holanda ka 22,000 milje korsi biçikletash. Më shumë se një e katërta e lëvizjeve kryhet me biçikletë, krahasuar me 2% në Britaninë e madhe. 38% ne Amsterdam dhe 59% në qytetin Universitar të Groningen.

Të gjitha qytetet kryesore të Holandës kane aplikuar “shërbyesit civilë të biçikletave”, të cilët kanë detyrë të mirëmbajnë rrjetin e korsive. Kështu popullariteti i biçikletës është duke u rritur, pjesërisht falë zhvillimit të biçikletave elektrike.

Unioni i Çiklistëve që fillimisht ishte një grup aktivistësh të zakonshëm, tani është një organizatë e respektuar me 40,000 anëtarë.

copenhagen_gallery

Pin It