Kalendari historik: 7 korrik

7 Korriku është dita e 188 e vitit, deri në fund të tij janë edhe 177 ditë.

Ngjarje

 

1534 – Kolonizimi evropian i Amerikës veriore: evropianët dhe autoktonët vendosin për herë të parë marrëdhënie në Gjirin Shën Lawrence në Nju Brunswick. Në fakt, kolonizimi evropian i Amerikës kishte filluar qysh në shekullin e 10-të, kur marinarët skandinavë eksloruan brigjet (sot Groenlandë e Kanada) Sipas folklorit, konfliktet e dhunshme me popullatën indigjene i bënë skandinavët t’i braktisnin vendbanimet. Kolonizimi i gjerë evropian filloi në vitin 1492, kur një ekspeditë spanjolle e drejtuar nga italiani Kristofor Kolombi lundroi nga Spanja në perëndim për të gjetur një rrugë të re tregtare për në Lindjen e Largët, por pa dashje zbuloi Amerikën; pastaj pasoi pushtimi evropian, eksplorimi në shkallë të gjerë, kolonizimi dhe zhvillimi industrial.

1854 – Vdiq fizikanti George Simon Ohm. Njësia matëse e rezistencës elektrike mban emrin e tij.

1863 – Shtetet e Bashkuara fillojnë rekrutimin në ushtri; përjashtoheshin nga shërbimi i detyruar ata që ishin në gjendje të paguanin 300 dollarë.

1953 – Ernesto “Che” Guevara niset në udhëtim duke kaluar nëpër Bolivi, Peru, Ekuador, Panama, Kosta Rika, Nikaragua, Honduras dhe Salvador. Lindur më 14 qershor 1928  dhe i njohur zakonisht si el Che apo thjesht Çe, ai ishte revolucionar marksist argjentinas, mjek, autor, udhëheqës gueril, diplomat, dhe teoricien ushtarak; figurë e madhe e Revolucionit Kuban, fytyra e tij e stilizuar është simbol global i rebelimit në kulturën popullore. Çe mbetet hero kombëtar në Kubë, ku imazhi i tij është vendosur në kartmonedhën 3 pezo, ndërsa në shkollë fëmijët e fillojnë çdo mëngjes mësimin duke u zotuar “Ne do të bëhemi si Che”. Në atdhe, Argjentinë, shkolla të larta dhe muzeume mbajnë emrin Çe, dhe në vitin 2008 një shtatore 3.7 m prej bronzi u vendos në qytetin e tij të lindjes, Rosario. Përveç kësaj, Çe Guevara është shenjtëruar nga disa bolivianë si Shën Ernesto dhe i luten për ndihmë. Në kontrast të plotë, Guevara mbetet një figurë e urryer mes shumë kubanëve në mërgim në SHBA; ata e fajësojnë Çe Guevarën për komandimin e skuadrave të pushkatimit dhe krijimin e kampeve të internimit në Kubë; ai është cilësuar prej tyre si “kasapi i La Cabanas”, burgu kryesor politik kuban. Çe vdiq (u vra) më 1967 në Bolivi.

1954 – Elvis Presley bëri debutimin e tij të parë në radio, kur radiostacioni i Memphisit WHBQ, emetoi inçizimin e tij të parë, “That’s all Right”.

1958 – Presidenti amerikan Dwight D. Eisenhower nënshkruan Aktin për pranimin e Alaskës si shtet të Shtetet e Bashkuara.

1983 – Lufta e Ftohtë: Samantha Smith, një nxënëse amerikane, shkon në Bashkimin Sovjetik me ftesë të Sekretarit të Përgjithshëm, Yuri Andropov.

1985 – Gjermani Boris Becker bëhet lojtari më i ri që fiton kampionatin e tenisit në Wimbledon në moshën 17 vjeçare.

1997 – Shkencëtarët Aleksander Gundel dhe Jurgen Zullei, që punonin në studimin e gjumit, zbuluan se njerëzit nuk bëjnë gjumë të rehatshëm në kozmos.

2002 – Një skandal shpërthen në Britani, kur raportet e lajmeve akuzojnë zbulimin britanik MI6 për strehimin e Abu Qatadas, kreun e Al-Kaedës në Evropë, për ta përdorur klerikun si informator kyç kundër militantëve islamikë në Britani. Më 2013, Qatadas u ekstradua në Jordani.

Lindje

  • 1860 – Gustav Mahler, kompozitor dhe dirigjent austriak
  • 1887 – Marc Chagall, piktor franko-ruso
  • 1893 – Miroslav Krleža, letrar i madh kroat
  • 1901 – Vittorio De Sica, regjisor italian
  • 1915 – Yul Brynner, aktor amerikan
  • 1922 – Pierre Cardin, krijues veshjesh nga Franca
  • 1930 – Biljana Plavšić, politikane serbe nga Bosnja dhe Hercegovina
  • 1940 – Ringo Starr, muzikant anglez
  • 1943 – Toto Cutugno, këngëtar italian
  • 1981 – Omar Naber, këngëtar slloven

Vdekje

  • 1307 – Eduardi I, Mbret i Anglisë
  • 1973 – Max Horkheimer, filozof dhe sociolog gjerman.
  • 1976 – Abaz Kupi, politikan dhe ushtarak shqiptar (L. 1892)
  • 1987 – Kujtim Spahivogli, aktor dhe regjisor shqiptar (L. 1932)
  • 1997 – Mate Boban, ish-president i entitetit të kroatëve të Bosnjës, Herceg-Bosnja.
Pin It