Sfidat e fundit të fazës çerekfinale

Ditën e djeshme mësuam emrat e dy gjysëm finalistëve të parë. Ekipet që arritën t’ia dalin për më tej ishin Franca pas fitores 2 – 0 ndaj Uruguait dhe Belgjika pasi arriti të triumfojë ndaj Brazilit me rezultatin 2:1.

Pasi arriti të eleminonte Spanjën, kombëtaren vendase Ruse sot e pret një tjetër sfidë, ajo me Kroacinë në fazën e çerekfinaleve të botërorit në orën 20:00 në Stadiumin e Sochit. Të dyja ekipet kanë treguar një performancë të shkëlqyer duke na surprizuar me lojën fantastike që kanë realizuar deri tani dhe pritshmëritë për mbrëmjen e sotme janë mjaft të larta.

Nga ana tjetër luanët e Southgate kërkojnë fitore ndaj Suedisë e cila duket se është një skuadër e qetë dhe jo me shumë eksperiencë në një kompeticion të tillë të futbollit botëror, ajo rikthehet në çerekfinalet e një botërori vetëm pas disa dekadave.

Nisur nga performancat e dy kombëtareve në fazën e grupeve apo edhe të eleminimeve direkte shumë pak nga ne besonin së do të arrinin në një kualifikim të tillë botëror, por mbetet të shihet vazhdimësia e tyre pasi cilado të kualifikohet në gjysëm finalen e kampionatit nuk do ta ketë të lehtë përballë Kroacise apo Rusisë. Kjo sfidë do të luhet sot në orën 16:00 në Samara të Rusisë.

 

Pin It