Karroca e fëmijëve që ndihmon prindërit paraplegjikë

alden

Shëtitja e fëmijëve me karrocë për prindërit parplegjik është e vështirë, gati e pamundur. Për këtë Alden Kane, një student 16 ­vjeçar në gjimnazin e Detroidit në SHBA ka zbuluar një mënyrë më të lehtë që prindërit paraplegjikë të mund të shtyjnë karrocat e fëmijëve të tyre.

Nëpërmjet një tubi të lehtë çeliku nënat mund t’i mbajnë karrocat e fëmijëve ngjitur me karrocën e tyre. Përparësia në këtë shpikjeje është siguria e fëmijës.

Sharina Xhones, një nënë paraplegjike nga Miçigani shprehet se është mirënjohëse ndaj 16 ­vjeçarit, edhe pse ende nuk dihet nëse kjo pajisje do dalë në treg. Adhtu si Aldeni, edhe gjimnazistë të tjerë kanë provuar të tilla mënyra për t’u ardhur në ndihmë prindërve dhe gjyshërve me probleme fizike, verbëri apo vështirësi në ecje. .

Pin It