Katër aparatët më të mirë fotografikë

1478512904_nikon

 

Teknologjia e telefonëve është zhvilluar shumë, megjithatë vendin e aparatit fotografik nuk e zëvendësojnë. Mashable ka përzgjedhur katër modelet e fundit të aparateve më të mirë.

Fujifilm XP 90

Fujifilm XP 90 është  një aparat xhepi, kompakt dhe kundra ujit dhe me të mund të realizoni foto në    det apo në plazh pa patur frikë se aparati do ju prishet. Për të gjithë aventurierët ky është një  variant i mirë.

Lumix
Nëse dëshironi një aparat fotografik që nuk ju zë shumë vend, por ka më shumë fuqi dhe kapacitet se një smartphone, atëherë zgjidhni Lumix, nga Panasonic. Ai ka dyfishin e përmasave të cilësisë së iPhone 7.

Olympus Pen F
Eshtë një përditësim i modelit klasik të vitit 1960. Me butonat metalikë, me veshjen e lëkurës, por me parametra të teknoligjisë bashkëkohore. Olympus Pen F është i gatshëm edhe për foto Instagrami, me filtra të shumëllojshëm dhe që mund të lidhet me wireless.

Nikon D500
Nikon D500 është një nga aparatet profesional i cili rëndon, por realizon atë që të gjithë do donin nga një aparat,  foto me përfomancë të lartë. Duhet të përdoret nga një njohës i mirë i fotografisë si dhe i aparatit në mënyrë që të realizojë foto profesionale.

1478512832_fujifilm1478512692foto

1478512848_lumix

1478512871_olympus

Pin It