Ngjyrat e ushqimeve stimulojnë oreksin

 10896406-620x358

Dihet që ushqimet ndikojnë në shëndetin tonë, por përveç efektit në shëndetin fizik ato ndikojnë edhe në shëndetin mendor përmes ngjyrave të tyre.

Në studimin e kompanisë ‘’Happy Egg Co’’ janë vëzhguar reagimet e 1000 personave për të parë lidhjen e tyre me ngjyrën e frutave dhe perimeve.

Pjesëmarrësit u pyetën rreth ndjesive të tyre në lidhje me ushqimet me ngjyra dhe reagimet e përgjigjet ishin nga më të ndryshmet.

Neuropsikiatri ndërkombëtar David Lewis-it tha se studimi zbuloi që 62% e njerëzve duan më shumë produkte me ngjyrë të verdhë në frigorifer.

Më pas në rradhë vinin ushqimet me ngjyrë të kuqe për të stimuluar të ashtuquajturin “hormon të lumturisë” ndërsa vendin e tretë e zinin ushqimet me ngjyrë kafe, si çokollatat etj.

 

Pin It