Shqipëri – Izrael do të luhet në Elbasan Arena

elbasan-arena-03

Shqipëri- Izrael do të luhet në Elbasan Arena. Ndryshim i papritur i programit për zhvillimin e ndeshjes së kësaj të shtune për kuqezinjtë, që ishte programuar më parë për tu luajtur në Loro Boriçi. Takimi do të zhvendoset në impiantin e Elbasanit për arsye që kanë të bëjnë me sigurinë e ekipit mik.

Takimi do të zhvendoset në impiantin e Elbasanit për arsye që kanë të bëjnë me sigurinë e ekipit mik. Fillimisht ishte Uefa që në faqen e saj zyrtare në axhendën e ndeshjeve të raundit të katërt publikoi si vend zhvillimi të ndeshjes Shqipëri– Izrael Elbasan Arenën.

Përsa i përket sigurisë, Elbasan Arena ka kaluar prova të rëndësishme siç ishte ajo e ndeshjes me Serbinë dhe në këtë mënyrë do të jetë impianti i qytetit të Shqipërisë së Mesme vendi ku do të luhet Shqipëri Izrael.

Ndryshimi i programit shtron një tjetër problematikë për Federatës Shqiptare të Futbollit, atë të biletave që janë shitur për ndeshjen në Loro Borici, çështje që kërkon tani një zgjidhje të shpejtë.

Pin It