Kerry në Tiranë: “Shqipëria po ecën në rrugën e duhur”

Fot-2

Në deklaratën për shtyp Sekretari Amerikan i Shtetit konfirmoi mbështetjen e SHBA-ve  për Shqipërinë në realizimin e reformës në drejtësi ndërsa e quajti një hap kurajoz pr/ligjin për dekriminalizimin.  Nga ana e tij kryeministri Edi Rama tha se në mars do të miratohen ndryshimet kushtetuese në kuadër të reformës në drejtësi dhe nënvizoi se Shqipëria do të jetë gjithmonë në krah të SHBA-ve në luftën kundër IS por dhe në Afganistan.

“Gjatë takimit të sotëm shqyrtuam përparimin dhe hapat që Shqipëria ka bërë për të ndërmarrë përgjegjësitë në këtë aleancë dhe për të bërë gjera që ajo dëshiron të bëjë për tu integruar më tej në institucionet euro-atlantike.

Shqipëria duhet të jetë e kënaqur me këtë fakt. Shqipëria është duke lëvizur në rrugën e duhur. Jam besimplotë që me ndërgjegjësimin që është përqafuar përsa i përket legjislacionit që ka lidhje me luftën ndaj korrupsionit.

Jam i inkurajuar që reformat tuaja kanë marrë udhë. Më ka bërë përshtypje miratimi i legjislacionit që pengon kalimin e kriminelëve në sistemin politik.
Kjo është domethënese përsa i përket rrugës që Shqipëria ka ndërmarrë. Jam i i inkurajuar nga paketa e reformës në drejtësi që është duke u shqyrtuar për të përmirësuar gjyqësorin dhe për të lejuar një goditje kundër korrupsionit.”

Me SHBA nuk na ndan asgjë dhe na bashkon gjithçka. Trupat tona do vijojnë misionin në Afganistan dhe do të vijojnë deri kur të jetë  e nevojshme

Shumë faleminderit zotit Sekretarit të Shtetit dhe presidentit Obama për angazhimin dhe kontributin aktiv për paqen e stabilitetin në këtë kënd të Europës por dhe për mbështetjen dashamirëse për Shqipërinë dhe shqiptarët

vijon”- ka thënë sekretari amerikani shtetit John Kerry

Pin It