John Kerry 3 orë në Tiranë

John-Kerry

Sekretari Amerikan i Shtetit viziton sot Tiranën për rreth 3 orë.

Pas përfundimit të takimit dhe konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama në ambjentet e kryeministrisë, Kerry ka zgjedhur të shkojë në këmbë në Hotel Rogner, aty ku do të takohet me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Gjatë ecjes për në hotel, Kerry ka takuar njerëzit që ishin mbledhur posacërisht për të përpara kryeministrisë.

 

Për rreth tetë orë, Tirana do të blindohet duke mos lejuar qarkullimin e makinave në akset kryesore rrugore të kryeqytetit deri sa të përfundojë vizita e sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry. Nëndrejtori i Policisë së Shtetit, Altin Qato  kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve për shkak të bllokimit të lëvizjeve të mjeteve motorike.

Pin It