Reali dhuron spektakël, Ronaldo dopietë (VIDEO)

https://www.youtube.com/watch?v=07-k52gsvtU

Real Madridi ka marrë një tjetër fitore të rëndësishme në La Liga, duke e mposhtur Atletic Bilbaon me rezultat 4:2

Në këtë ndeshje shkëlqeu Cristiano Ronaldo, i cili shënoi dy gola, duke u bërë kështu golashënuesi më i mirë i La Ligës deri më tani këtë edicion, me 21 gola.

Golat tjerë për Realin i shënuan, Toni Kroos dhe James Rodriguez. Për mysafirët shënuan Javier Eraso dhe Gorka Elustondo.

Pas kësaj fitoreje, Reali del në pozitën e dytë në tabelë me 53 pikë, dy më shumë se Atletico Madridi që do të përballen të dielën me Getafen. Tani Reali ka një pikë më pak se Barcelona, por katalunasit kanë dy ndeshje më pak të zhvilluara.reali-i-supergolave-mposht-bilbaon-video_hd

Pin It