Kirurgia ecën 12 kilometra në borë për të operuar pacientin

Një kirurge ka ecur  për 12 kilometra në borë dhe mot të ftohtë, që të shkonte në spital për ta ndihmuar një pacient.

Doktoresha raportohet të ketë ecur për tre orë nëpër Glasgow të Anglisë, për t’i dalë në ndihmë pacientit që ishte diagnostikuar me kancer në zorrë.

“Ishte veshur me rrobe të trasha dhe këpucë gome, mbante syze skijimi dhe ndihmohej për të ecur prej shkopinjve. Të gjithë e admironin veprimin e saj, ajo tha se e ka për detyrë” ka thënë një koleg i kirurges, që nuk ka dashur të identifikohet.

Sipas të njëjtit burim, mjekët që kanë fjetur në spital dhe nuk shkuan në shtëpi, në mënyrë që të jenë aty të nesërmen dhe të mos mungojnë.

Stuhia e ashpër që ka përfshirë Britaninë e Madhe, ka shkaktuar probleme të mëdha, kryesisht në qarkullimin rrugorë.

Pin It