Kodheli vizitë zyrtare në Arabinë Saudite, diskutohet terrorizmi dhe kriza e refugjatëve

mimi-kodheli

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Mbretërinë e Arabisë Saudite për të diskutuar në lidhje me ekstremizmin e dhunshëm dhe terrorizmin. Ajo do të takohet me homologun e saj Muhammad bin Salman bin Abdulaziz Al-Saud me të cilin pritet të diskutojë disa çështje me rëndësi midis dy vendeve.

Temë qëndrore e takimit të dy ministrave të mbrojtjes pritet të jetë ekstremizmi i dhunshëm dhe konkretisht ngritja në Shqipëri e Qendrës së Ekselencës së NATO-s për studimin e këtij fenomeni. Po ashtu Kodheli dhe Abdulaziz Al-Saud do të flasin rreth konfliktit në Siri dhe krizës së refugjatëve.

Gjatë qëndrimit të saj në Mbretërinë e Arabisë Saudite, ministrja Kodheli do të vizitojë struktura të ndryshme ushtarake dhe disa të tjera që lidhen me sigurinë.

Pin It