Nobeli në Ekonomi shkon për hartuesit e teorisë së kontratës

screen-shot-2016-10-10-at-10-50-55

Oliver Hart dhe Bengt Holmström janë fituesit e çmimit Nobel në Ekonomi për vitin 2016. Ata janë vlerësuar për “teorinë e kontratës”

Teoria e tyre trajton kërkesat dhe nevojat e palëve, individëve ose organizatave që nënshkruajnë një kontratë. Ajo është një kornizë gjithpërfshirëse për analizimin e aspekteve të ndryshme të kontratës si pagesat e drejtuesve të kompanive në bazë të performancës së tyre, përcaktimi i ekskluzivitetit apo bashkëpaguesit në sigurime shoqërore, por gjithashtu edhe në privatizimin e sektorit publik

Oliver Hart është nga Londra dhe jep mësim në Universitetin e Harvardit, ndërsa Bengt Holmström është nga Finlanda dhe jep mësim në Universitetin e Masaçusets.

Pin It