Komisioneri i BE për Integrim Avramopulos, nis takimin me Ramën

avramopoulosss-thumb-large

Komisioneri i Bashkimit Europian për Integrim, Dimitris Avramopulos ka mbërritur këtë të premte në Shqipëri dhe takimin e parë e ka zhvilluar me kryeministrin e vendit Edi Ramen. Ndërkohe qe mësohet se ne kryeministri komisioneri Avramopulos do te takohet edhe me ministrin Tahiri dhe ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli. Avramopulos vjen në Shqipëri në një kohë që në rajon dhe në kufijtë e Shqipërisë është shtuar rreziku për një futje masive të refugjatëve sirian të cilët kanë lënë vendlindjen e tyre për të shpëtuar nga lufta e vazhdueshme që po bëhet atje.

Ja axhenda e Avramopulos

Axhenda e takimeve të Komisionerit për Çështjet e Brendshme, Migracionin dhe Qytetarinë Dimitris Avramopoulos, i cili vjen në Tiranë me ftesë të ministrit Tahiri – 18 mars 2016, e Premte

Ora 09:00 – Takim me Kryeministrin Rama (Salla e Hartave, Kryeministri)

Ora 09:45 – Takim me Presidentin e Republikës B. Nishani (në Presidencë)

Ora 10:30 – Takim me Ministrin e Punëve të Jashtme D. Bushati (në MPJ)

Ora 11:15 – Takim me Ministrin e Punëve të Brendshme S. Tahiri (te Garda)

Ora 12:00 – Konferencë e përbashkët për shtyp me ministrin Tahiri (te Garda)

Ora 13:00-14:00 Takim me Ambasadoret e Vendeve te BE ( Delegacioni i BE)

Ora 14:00-15:30 Dreke pritese nga Kryetari i Kuvendit Meta (Padam)

Pin It