Kompozitori Tish Daija vlerësohet me titullin “Nderi i Kombit”

 

tiishsh

Në 90- vjetorin e lindjes akademiku dhe kompozitori i shquar Tish Daija  u vlerësua me dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”  nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani. Ky  titull iu propozua nga Akademisë së Shkencave. “Kompozitor i baletit të parë shqiptar, autor i qindra krijimeve muzikore me njohje kombëtare dhe ndërkombëtare, pedagog e akademik, drejtues historik i Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore. Me krijimtarinë e Tij ndër vite popullarizoi vlerat e artit muzikor dhe të kulturës shqiptare në përgjithësi”, thuhet në motivacionin e këtij vlerësimi.

Ceremonia e dekorimit u zhvillua në ambientet e Presidencës me pjesëmarrjen e kreut të shtetit, përfaqësuesve të Akademisë së Shkencave, familjarëve, miqve e kolegëve të akademik Tish Daisë. Kompozitori Tish Daija, lindi më 30 janar 1926 në Shkodër. Krijimtarinë muzikore e filloi nën tingujt e fizarmonikës. Kompozimet e para janë këngët “Çik, o mori çikë”, “Ndal, bre vash”, “Me lule të bukura”, etj. Shkollën e mesme e kreu në vitin 1947 në qytetin e lindjes. Më 1956, ai kreu studimet në konservatorin “Çajkovski” të Moskës. Mbas studimeve emërohet në Ministrinë e Arsimit dhe Kulturës. Tish Daija është autor i shumë veprave të mëdha muzikore si, opereta “Lejlaja”, opera “Pranvera”, baleti i parë shqiptar “Halili dhe Hajria”,etj. Ai u nda nga jeta në moshën 78 vjeçare në 3 tetor 2003.

Pin It