Studim: Qumështi dhe djathi nuk ju shëndoshin

20140917112814810577

Një studim kinez thotë se një gotë me qumësht në ditë arrin të ul me 16% rrezikun e shtimit në peshë duke akumuluar yndyrën.

Për çdo gotë qumësht në ditë, rreziku i obezitetit ulet me 16% te fëmijët dhe tek të rriturit.

Shqyrtimi i studimeve të mëparshme ka treguar se djathërat nuk e rrisin rrezikun e obezitetit. Në një studim të bërë në Brazil është vërejtur që sasia e kalciumit që merret me ushqimin, ishte në përgjithësi shumë më e ulët se sa dozat e rekomanduara. Jo vetëm: kush konsumon pak ushqime të pasura me kalcium, është shpesh obez ose mbipeshë.

Ndërsa sipas komunitetit të shkencëtarëve, shpjegimet e lidhjes mes nivelit të kalciumit dhe peshës së trupit mund të jenë dy. Një pjesë e lartë e këtij elementi, mund të inkurajojë përdorimin e yndyrnave me qëllim energjetik, që një konsum i përshtatshëm i kalciumit do të pengonte absorbimin e acideve yndyrore në zorrë, e cila në këtë mënyrë do të ishte larguar nga trupi në sasi të mëdha.

Pin It