Tish Daija, kompozitori shqiptar i baletit të parë shqiptar “Halili dhe Hajria”

TISHI

Më 30 janar 1926 lindi në Shkodër Tish Daija. Krijimtarinë muzikore e filloi nën tingujt e fizarmonikës. Kompozimet e para janë këngët “Çik, o mori çikë”, “Ndal, bre vash”, “Me lule të bukura”, etj.

Shkollën e mesme e kreu në vitin 1947 në qytetin e lindjes. Më 1956, Tish Daija kreu studimet në konservatorin “Çajkovski” të Moskës. Mbas studimeve emërohet në Ministrinë e Arsimit dhe Kulturës. Tish Daija është autor i shumë veprave të mëdha muzikore si, opereta “Lejlaja”, opera “Pranvera”, baleti i parë shqiptar “Halili dhe Hajria”, etj. Tish Daija ka vdekur në moshën 78 vjeçare në 3 tetor 2003.

Pin It