Kreu i VV: ” Kosova të ndërtohet si shtet i pavarur dhe sovran, protestat vazhdojnë më 9 janar”

priotesta8

Kreu i Vetëvendosjes Visar Ymeri, deklaroi se Kosova nuk do të lejojë që të qeveriset nga njerëz të cilët shpërfillin Kushtetutën, pasi kjo do të çonte në “bosnjëzimin” e vendit, ndaj duhet të shkohet në zgjedhje të parakohshme. Ai u shpreh i bindur se, nuk do të lejohet themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, veçanërisht tani që ekziston një situatë tjetër pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Alternativa – sipas Ymerit, – është e qartë: Kosova të ndërtohet si shtet i pavarur dhe sovran. Ai shtoi se, institucionet qendrore të Kosovës duhet të nisin një proces dialogu të hapur, demokratik, me të gjithë qytetarët, përfshirë minoritetet, e veçanërisht me serbët, të cilët refuzojnë të integrohen në shoqëri dhe jetën politike në Kosovë.

Ndërsa lidhur me arrestimin e deputetëve dhe aktivistëve opozitarë, Ymeri i cilësoi ato si përpjekje të pushtetit për të frikësuar qytetarët, por që – sipas tij, – kjo pati efekt të kundërt, duke irrituar edhe më shumë qytetarët.

Ymeri tha se, Kosova është kthyer në një mjedis antidemokratik, ku nuk janë marrë parasysh debatet e shumta dhe, si pasojë, protesta mbetet metoda e vetme e kundërshtimit.

 

Pin It