Tirana me semaforë LED

semafoi1

Edhe gjatë ditëve të festave ka vijuar puna nga ekspertët e fushës për instalimin e semaforëve LED në rrugët e kryeqytetit, të cilat do të sjellin një lehtësi akoma më të madhe në qarkullimin e këmbësorëve, por edhe drejtuesve të automjeteve nëpër rrugët e qytetit.

Për kryetarin e bashkisë Tiranë, Erion Veliaj nga këta semaforë do të përfitojnë edhe çiklistët e shoferët, ndëkrohë që për qytetarët do të jenë akoma më shumë funksional.

“Bashkia e Tiranës instalon semaforët LED! Shumë lehtësi për këmbësorët, çiklistët dhe shoferët. Faleminderit kolegëve që punuan edhe gjatë festave për sinjalistikën e re. Shumë shpejt në të gjithë akset kryesore”, -shkruan Veliaj.

Pin It