Pastrimi i qytetit, Veliaj marrëveshje bashkëpunimi me bashkinë e Veronës

veliaj_mbetjet

Bashkia e Tiranës ka lidhur një marrëveshje bashkëpunimi me Bashkinë e Veronës për krijimin e një ndërmarrje publike, e cila do të bëjë grumbullimin dhe menaxhimin e mbetjeve.
Përmes kësaj marrëveshje të firmosur nga kryebashkiaku, Erion Veliaj dhe homologu i tij, Flavio Tosi, Bashkia e Tiranës do të marrë nga institucionet e qeverisjes vendore në Veronë eksperiencën e mirë për pastrimin e qytetit.

Duke filluar nga muaji i shkurt ose mars, një ndërmarrje publike e Bashkisë së Tiranës dhe Veronës do të kryejnë menaxhimin e mbetjeve dhe pastrimit të pjesës qendrore të Tiranës, duke futur edhe konceptin e riciklimit dhe ndarjes në burim të mbetjeve”, u shpreh Veliaj.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës u shpreh se Verona është një ndër bashkitë model në Europë që i pastron dhe i menaxhon vetë mbeturinat e qytetit.

Ai tha se përmes këtij menaxhimi do të nisë një kulturë e re, ku publikja nuk do të shihet më si diçka që menaxhohet keq.

.

Pin It