Takimi sot pasdite, maxhoranca dhe opozita angazhohen për përmbylljen e reformës brenda vitit

_mg_9770

Maxhoranca dhe opozita jane angazhuar për përmbylljen e reformës në drejtësi brenda këtij viti që sapo nisi.

Takimi i radhës së ekspertëve të drejtësisë do të zhvillohet pasditen e sotme rreth ores 17.30. Pas dështimit të mbledhjes se 29 dhjetorit, ekspertet e nivelit të lartë do të ulen për të reflektuar mbi draft raportin e Komisionit te Venecias. Reforma në drejtësi konsiderohet me e rëndësishmja për integrimin e vendit në Bashkimin Europian.
Pak ditë më parë, në opinionin e Komisionit të Venecias u rekomandua mes të tjerash, se disa ndryshime kushtetuese duhet të thjeshtohen e të qartësohen.

Përfaqësuesit e PS që marrin pjesë në takim janë Sokol Sadushi dhe Gent Ibrahimi, ndërsa nga PD Enkelejd Alibeaj dhe Gazmend Bardhi.

Në takim marrin pjesë edhe dy ekspertë të Ministrise së Drejtësisë, Ilir Rusmali dhe Krenar Loloci.

Pin It