PD kallëzon Veliajn: “Ka marrë vendime në dëm të qytetarëve dhe kundër ligjit”

nf

Anëtari i djathtë i Këshillit Bashkiak Fabian Topollaj nga selia blu ka deklaruar vendimin për rritjen me 50 milionë dollarë të taksave vendore se është i pavlefshëm sepse është ndërmarrë pa u dekretuar ende ndryshimi i ligjit ‎nga Presidenti i Republikës për taksat dhe tarifat vendore.

Ndërsa për dhënien me koncension të parkut Rinia për 35 vite selia blu thote se nuk jane respektuar kërkesat bazike të ligjit.

Vendimi i Erion Veliajt për rritjen me 50 milionë dollarë të taksave vendore është i pavlefshëm sepse është ndërmarrë pa u dekretuar ende ndryshimi i ligjit ‎nga Presidenti i Republikës për taksat dhe tarifat vendore. Për të njejtën arsye, fakti që bazohen në një akt që ende nuk ka fuqi është i pavlefshëm dhe miratimi i buxhetit 2016 të Bashkisë.”- thuhet në njoftimin e PD

Pin It