Shtohen reshjet e shiut dhe dëborës, rrrezikojnë përmbytje

rruga-kombit-bore

Instituti i Gjeoshkencës njofton se deri më datë 7 janar pritet të ketë reshje debore, por reshjet nuk do të jenë më vetëm në zonat malore por ato do të zbresin edhe në zonat e ulëta deri në 500 metër mbi nivelin e detit.

Erërat e forta të cilat do të jenë prezente gjatë të gjithë kohës si shkak i temperaturabve të ulëta, sipas IGJEUM do të shkaktojnë edhe grumbullime të dëborës në vende të ekspozuara.
Dita e hënë shënon një rritje të temperaturave por megjithatë problem shqetësues mbetet prania e akullit ne rrugë.
Ndërsa ditën e martë pritet që të rriten ndjeshëm prurjet e disa lumenjve si: Shkumbin, Erzen, Ishëm, Mat, Drin e Bunë. Për shkak të prurjeve të shumta të lumenjve si pasojë e reshjeve, IGJEUM në bashkëpunim me Shtabin e Emergjencave janë duke studiuar situatën për të evituar daljen e lumenjve nga shtrati dhe përmbytjet.

Pin It